Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI MPOSHTET PAS 6 XHIROVE

Drenica prish serinë e Llapit

Drenica duke festuar golin, në një ndeshje të mëparshme në "Bajram Aliu"/ Foto: KF Drenica Official/ S. Aliqkaj

Drenica prish serinë e Llapit


28 November, 2015 @15:02

Llapi është mposhtur pas gjashtë xhirove në Superligë. Ekipi i Drenicës ka arritur të shënojë fitore ndaj Llapit në “Bajram Aliu” të Skenderajt, për të përmbyllur vjeshtën jashtë zonës së rrezikshme. 

Drenica ka treguar lojë të mirë në pjesë të parë, por terreni i rënduar nga rreshjet ka bërë që asgjë të mos konkretizohet pa qenë krejt pranë portës. 

Kapiteni Sami Geci është futur në zonë për të shënuar si një mbrojtës klasik për epërsinë 1-0 pas krosimit të Taulant Dajakut. 

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Në pjesë të dytë Llapi provoi për të barazuar, por rastet e Hamdi Namanit shkuan mbi portë. Më pas, Drenica këndellet dhe fiton penallti. Taulant Dajaku realizon për 2-0 që çon ndeshjen rehatshëm deri në fund. E krejt në fund e tëra që bëri Llapi ishte ulja e epërsisë së vendasve në 2-1, kur kapiteni i tyre, Benjamin Emini shënoi nga penalltia për 2-1. 


 
Të gjitha lajmet nga