Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKON EDHE GARDIANI I PORTËS

Drilon Hodaj përshëndetet me Lirinë

Drilon Hodaj/ Foto: Liridon Shala/ TOPSPORTI

Drilon Hodaj përshëndetet me Lirinë


9 July, 2023 @17:40

Portieri që mbrojti penalltitë dhe u bë hero në ndeshjen e barazhit të Lirisë, praktikisht duke ia siguruar Superligën për stinorin 2023/24, Drilon Hodaj, ka bërë të ditur se është ndarë me ekipin bardhezi nga Prizreni.

Hodaj ka ndarë rrugët me ekipin, ndërsa ka falenderuar klubin e fëmijërisë së tij për gjithçka deri tash. Gardiani Hodaj ka përfunduar mesazhin me falemnderit dhe mirupafshim në sfidat e radhës, ndërsa pritet të shihet se cili do të jetë ekipi i radhës për të.

Liria në anën tjetër nuk ka lëshuar asnjë njoftim falenderimi për Hodajn, ndërsa ekipi ditë më parë bëri të ditur se shpejt do të bëj të ditur për prurjet e reja në klub. Superliga 2023/24 nis më 12 gusht.◼️


 
Të gjitha lajmet nga