Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - TREPÇA

Drita e Trepça “i përshtaten modës”

Drita e Trepça “i përshtaten modës”


2 November, 2016 @15:10

Drita dhe Trepça iu bashkuan ekipeve të tjera të Superligës, duke fituar nga një pikë secila në këtë xhiro.

Ndeshja e cila filloi me gjysmë ore vonesë për shkak të problemeve të autobusit të Trepçës, derisa skuadra po udhëtonte drejt Gjilanit, përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Skuadra e Ismet Munishit dështoi dy herë ta ruajë epërsinë, pasi ishte ajo e cila shënoi e para.

Petrit Osmani realizoi golin e parë për Dritë në minutën 26’, gol ky që ishte i vetmi në pjesën e parë. Goli i Osmanit ka qenë një eurogol i vërtetë i shënuar nga 25 metra që çoi në delirium stadiumin në Gjilan.

Në minutën 60’ rezultatin e barazoi Ardian Muja, kurse vetëm tre minuta më vonë Bergin Maliqi e riktheu epërsinë e vendasve.

Goli i fundit në ndeshje u shënua nga Ervin Kurtaj, duke bërë që rezultati përfundimtar i takimit të jetë 2-2.

TABELA AKTUALE NË SUPERLIGË

Ky rezultat nuk i konvenoi asnjërës skuadër, pasi që edhe Drita edhe Trepça po mundohen t’i ikin pjesës së poshtme të radhitjes tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga