MBROJTËSI I PRISHTINËS
Drita merr Osmanin si huazim
10 January, 2019 @16:19
Skuadra kampione e Superligës së Kosovës në futboll, Drita, ka huazuar mbrojtësin e krahut të djathtë të Prishtinës, Përparim Osmani.
Njoftimin e ka zyrtarizuar edhe klubi amë i Osmanit, Prishtina, që ka bërë të ditur se ka liruar 30 vjeçarin duke i plotësuar dëshirën lojtarit që nuk gjente minutazhë të duhur te ekipi lider.
Osmani për Prishtinën ka regjistruar për një vit e gjysmë 29 ndeshje zyrtare duke asistuar në dy gola, ndërsa është paraqitur edhe në tre ndeshje ndërkombëtare në Evropa Ligë. Osmani me Prishtinën ka fituar një trofe, Kupën e Kosovës më 2017/18.