COPA DEL REY
Reali i rikthehet fitoreve
9 January, 2019 @23:21
Skuadra e Real Madridit, duke e mposhtur Leganesin me rezultat 3-0, arriti avantazh para ndeshjes kthyese të këtij duel në kuadër të Copa del Rey.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga pika e bardhë, nga e cili nuk gaboi Sergio Ramos në minutën e 44’, ndërsa në pjesë të dytë, shkëlqeu talenti brazilian Junior Vinicius, ku në minutën e 68’ asistoi te Lucas Vazquez, pastaj shënoi në minutën e 77’ për ta vulosur rezultatin e ndeshjes.
Sa për kuriozitet, ky ishte goli i 100 në karrierë për Ramosin, një numër mjaft i lartë i golave për një mbrojtës.
Në këtë ndeshje gjithashtu debutoi edhe talenti i posaardhur nga Manchester City, Brahim Diaz, në 12 minutat e fundit të ndeshjes.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 16 janar.