BAYERN MUNICH
Bayerni transferon mbrojtësin françez
9 January, 2019 @10:56
Gjigandi gjerman, Bayern Munich, ka konfirmuar se gjatë verës në skuadër do ta shtojnë mbrojtësin françez Benjamin Pavard.
Pavard do të jetë pjesë e Bayernit nga data 1 korrik 2019, derisa marrëveshja do të jetë pesë vjeçare.
22 vjeçari Pavard, gjatë verës ka fituar Kupën e Botës me Francën, derisa aktualisht është lojtari i Stuttgartit.