LIGA E DYTË, GRUPI B
Ulpiana me trajner të ri për ngritje
8 January, 2019 @20:32
Skuadra nga Lipjani, Ulpiana, që është duke garuar në Ligën e Dytë të Kosovës Grupi B, ka zyrtarizuar sot si trajner të ri të saj, Megzon Visokën.
Visoka që ka punuar ndihmëstrajner te Flamurtari, pastaj me të rinjtë e Llapit, kështu do të merr detyrën e parë të tij zyrtarisht si kryetrajner i një ekipi.
Ulpiana në pjesën e parë të stinorit në Ligën e Dytë B të Kosovës ka përfunduar e katërta me 32 pikë nga 14 ndeshje.
I pari në renditje është Dardana me 36 pikë nga po aq ndeshje.