MIQËSORE
Kololli shkëlqen, Zurich rikthen ndeshjen
9 January, 2019 @16:48
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, ka shkëlqyer në ndeshjen miqësore të Zurichut kundër skuadrës Aarau.
Zurich në minutat 21’ dhe 24’ i pësoi dy gola, por ylli kosovar Benjamin Kololli për 2 minuta e barazoi rezultatin duke shënuar në minutat 40’(nga penalltia) dhe 42’.
Para se të mbyllej pjesa e parë skuadra e Aarau shënoi në minutën e 45’, derisa rikthimi i Zurichut erdhi në pjesë të dytë.
Futbollisti me prejardhje shqiptare Lavdim Zumberi, e barazoi rezultatin në minutën e 70’, kurse goli i fitores erdhi në minutën e 88’ nga Stephen Odey.
Ndeshja përfundoi me rezultat 4-3 në favor të Zurichut.