NGA KOMISIONI DISCIPLINOR
Dritës €800, Batatinës €500 gjobë
26 May, 2016 @21:28
Pas ndeshjeve të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës Komisioni Disciplinor i FFK-së ka gjobitur ekipin e Dritës dhe trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.
Drita, është dënuar me 800 euro për shkak të lëshimeve në organizimin e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës ndaj Trepçës’89.
“Fyerje, sharje banale në kor si dhe kërcënime ndaj lojtarëve dhe stafit të Trepçës’89. Kërcënime drejtuar kryetarit të komisionit për gjyqtar, Përparim Hasani - kanë bërë që Drita të dënohet me 800 euro nga KD sipas Rregullores Disciplinore,” ka shkruar FFK-ja në njoftimin e saj.
Gjithashtu, me të holla është dënuar edhe trajneri i Llapit Tahir Batatina.
“Deklarata të pamatura, fyese, dhënë mediave pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës ndaj Prishtinës - dënohet me 500 euro,” ka bërë të ditur FFK gjobën e trajnerit të Llapit.