LAZIO
Dua të tregoj Muriqin e vërtëtë
13 July, 2021 @13:43
Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, ka dhënë një intervistë kanalit Sky, në lidhje me gjendjen aktuale të tij dhe planet për sezonin e ri.
Muriqi ka treguar se dëshiron të tregon Vedatin e vërtetë në këtë stinor.
“Në dy vitet e fundit nuk arrita të përgatitem siç duhet. Në vitin e kaluar isha me Covid, derisa sivjet jemi duke punuar shumë mirë, po ndihem shumë mirë dhe do të jem i gatshëm për Lazion”.
“Trajneri është gjithmonë në kontakt me të gjitë, shpresoj të jem në gjendje të tregoj Muriqin e vertetë në këtë ligë”.
Muriqi gjithashtu ka thënë se transferimi i Hysaj do të jetë i mirë për skuadrën.
“Kam luajtur me Hysaj dhe Strakosha kur ishim pjesë e kombëtares së Shqipërisë U21. Hysaj është një lojtar i shkëlqyeshëm, ai e njeh futbollin e Sarrit dhe është një anësor i mirë, do të jetë një transferim i qëlluar për Lazion”, përfundoi Muriqi.