PRISHTINA - FERENCVAROS
Stoger: E kemi rezultatin, por ende s’ka përfunduar asgjë
12 July, 2021 @20:36
Trajneri i skuadrës Ferencvaros, Peter Stoger, para ndeshjes së dytë kualifikuese të rrethit të parë të Ligës së Kampionëv kundër Prishtinës, ka mbajtur konferencë për media.
Stoger edhe pse skuadra e tij ka një avantazh të mirë, por ai ende mendon se nuk ka përfunduar asgjë.
“Jemi në pozitë të mirë, e kemi rezultatin 3-0, por ende s’ka përfunduar asgjë, i kemi edhe 90 minuta. Duhet të mbajmë motivin lartë dhe pëgjegjësinë maksimale dhe kemi mundësi të artë të kalojmë tutje”.
Trajneri 55 vjeçar, shtoi më tej se ndeshje do të ishte më e mirë me praninë e tifozëve dhe pret që Prishtina të rrezikoj më shumë.
“Më e rëndësishme është të luajmë sigurt, shpejtë, ta ruajmë topin. Dua të kontrollojmë më shumë situatën në mbrojtje, mos të na ndodhin lëshimet e ndeshjes së parë dhe t’i shfrytëzojmë rastet e krijuara”
“Pres kundërshtar i cili dëshiron të rrezikoj më shumë, sespse s’kanë çfarë të humbasin pas rezultatin 3-0. Janë skuadër e mirë teknike, fizikisht janë të fortë”, përfundoi trajneri i skuadrës hungareze.
Ndeshja në mes të Prishtinës dhe Ferencvaroshit do të luhet nesër nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.