ZYRTARËT E NDESHJES
Referë nga Luksemburgu në ndeshjen Prishtina-Ferencvaros
12 July, 2021 @16:37
UEFA ka përcaktuar katërshen e referëve që do të ndajnë drejtësinë në përballjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku kampioni i Kosovës e pret atë të Hungarisë.
Përballja e parë në Budapest kishte përfunduar 3-0 në të mirë të Ferencvarosit, ndërsa më 13 korrik 2021 me fillim prej orës 20:00 Prishtina do të mundohet të bëj befasi.
Refer kryesor i ndeshjes është Laurent Kopriwa, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Daniel Da Costa dhe Claude Ries, kurse i katërti është Ricardo Morais — të gjithë nga Luksemburgu.