NGA KONFERENCA
Reina: Me Strakoshën 100%
12 July, 2021 @16:55
Portieri i Lazios, Pepe Reina, është prezent aktualisht në konferencën për shtyp të ekipit të tij, pas stërvitjeve të para me trajnerin e ri të ekipit Maurizio Sarri.
Përveç trajnerit të ri, spanjolli Reina ka folur edhe për bashkëpunimin e tij me portierin e kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.
“Me Strakoshën jemi miq, shokë. Të dy japim 100%-shin tonë në secilën stërvitje dhe jemi të gatshëm të mbrojmë njëjtë portën e ekipit tonë,” ka thënë Reina.
Ndërsa është pyetur se cili pritet të jetë startues në epokën me Sarrin, Reina është përgjigjur shkurt.
“Të dy jemi të gatshëm 100%, ndërsa trajneri do të vendos cili do të luajë,” ka thënë ai.