PRISHTINA - FERENCVAROS
Ramadani: Do të isha i gëzuar nëse eliminohemi me fitore
12 July, 2021 @21:16
Trajneri i kampionit aktual të Superligës, Zekirija Ramadani, sot ka mbajtur konferencë për media, para ndeshjes së dytë kualifikuese kundër Ferencvaros.
Trajneri i suksesshëm, ka thënë se do të kenë një mision të vështirë, por nëse do të eliminohen me fitore, do të ishte i gëzuar.
“E dimë që e kemi mision mjaft të vështirë, përballë kemi skuadër të fortë. Jemi të motivuar të përsërisim të njëjtën ndeshje si të parë në Budapest. Edhe nëse eliminohemi, duam të krijojmë eksperiencë, por nëse arrijmë të fitojmë ndeshjen, edhe në nuk kualifikohemi do të isha shumë i gëzuar”
“Do të mundohemi të japim maksimumin me gjithë respektin e madh që kemi ndaj kundështarit, kemi pasur një javë në dispozicion, kemi bërë analizën e kundshtarit, do të hyjmë me motivin më të lartë të mundshëm”.
Trajneri Ramadani, ka treguar se nesër do të mungojnë lojtarët si Dellova e Abazi.
Prishtina nesër do të përballet me Ferencvaros, me një disavantazh prej 3-0. Ndeshja do të fillon nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.