XHIROJA XXVIII
Duele të rëndësishme në mesjavë
16 May, 2017 @9:50
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se të mërkurën më 17 maj me filim nga ora 16:00 do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së XXVIII të Ligës së Parë.
Derisa Flamurtari e Vëllaznimi tashmë kanë siguruar Superligën si vend i parë dhe i dytë, lufta për pozitën e tretë dhe të katërt që dërgojnë në barazh për Superligë mbetet interesante deri në fund, ku Vllaznia, Dukagjini, 2 Korriku, Fushë Kosova, Vushtrria, por edhe KEK-u teorikisht janë ende në lojë.
Përballjet:
Vitia – 2 Korriku
Deçani – Ramiz Sadiku
Fushë Kosova – Vëllaznimi
Rahoveci – Vushtrria
Vllaznia – KEK-u
Ballkani – Ulpiana
Istogu – Flamurtari
Dukagjini – Kosova (P)