NË RADAR TË SELEKTORIT
Kë e vëzhgoi sot selektori Bunjaku?!
14 May, 2017 @23:43
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka qenë sot prezent në ndeshjen derbi të xhiros ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës.
Në emisionin sportiv 2 me 1, Bunjaku ka bërë të ditur se ka qenë në vëzhgim të portierëve të këtyre skuadrave, Faton Maloku i Feronikelit dhe Visar Bekaj i Prishtinës.
Dyshja në fjalë i kanë lënë përshtypje të mirë selektorit, ndërsa arsyeja e vëzhgimit të tyre ka qenë lëndimi i Samir Ujkanit dhe nuk është e sigurt nëse ai do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshje ndaj Turqisë më 11 qershor.