Të gjitha lajmet

NGA KONFERENCA

Duhet t’i fitojmë të dobëtit e grupit

Dimitris Limnios/ Foto: sport24.gr

Duhet t’i fitojmë të dobëtit e grupit


13 October, 2020 @13:18

Tre pikët e fundit të fituara të Greqisë ndaj Moldavisë dhe ecuria e mbarë nën drejtimin e selektorit holandez, po vazhdon.

Sulmuesi Dimitris Limnios, në konferecën e sotme për shtyp para ndeshjes ndaj Kosovës ka qenë i qartë.

Greqia gjithmonë kërkon të fitojë dhe këtë do ta kërkojë edhe ndaj Kosovës.

Greece

Ai e ka vlerësuar Kosovën një kundërshtar të vështirë, por për të kërkuar lidershipin në grup dhe Ligën B, Greqia duhet t’i mposht ekipet e dobëta të grupit, pasi që Sllovenia është në luftë direkte me helenët për Ligën B.

“Natyrisht që jemi paksa të lodhur, por të gjitha skuadrat kanë kaluar tetor të vështirë. Përndryshe të gjithë jemi gati për ndeshje dhe me përgatitjet e fundit besoj në 100% ndaj Kosovës,” ka thënë Limnios.

TABELA, REZULTATET DHE NDESHJET

Presioni për rezultate.

“Nuk kemi presion të madh, marrim ndeshjet një nga një. Por, Kosova pritet të jetë më e vështirë se Moldavia, pasi që ata mund të rrezikojnë. Ne do të kërkojmë 3 pikët për të mbetur liderë,” ka thënë mbrojtësi i Kolnit.

Grrece

Kundërshtari më i vështirë në grup.

“Nuk ka ndeshje të lehta në Ligë të Kombeve sepse fuqitë e skuadrave janë të njëjta në këtë garë. Por, nëse duhet të veçojë një ekip, atëherë mund të them se Sllovenia është më e vështira. Ne nuk guxojmë të humbasim pikë ndaj ekipeve tjera nëse dëshirojmë të luftojmë për vend të parë në grup me Slloveninë. Pikërisht për këtë, duhet të jemi në formë të mirë nesër dhe të marrim pikët e rëndësishme për ekipin,” ka shtuar ndër të tjera Limnios, që pritet të jetë startues nesër në ekipin e Johannes Van t’ Schippit.

Van Schip

Greqia deri tash ka shënuar 2 fitore dhe 1 barazim në grup. Helenët kanë mposhtur Kosovën në Prishtinë 1-2.

CRISTIANO RONALDO

Synimi i radhës, historik

31 December, 2020 @2:48

Cristiano Ronaldo dëshiron të luajë futboll edhe për “shumë vite tjera”. Ai shpreson që të arrijë të fitojë titullin e…

E FUNDIT

Gjermania merr vendim për Löwin

Foto: DFB

30 November, 2020 @17:49

Në një takim të zhvilluar online Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB) ka marrë vendim për selektorin e reprezentacionit Joachim…

KOMISIONI DISIPLINOR I UEFA-së

UEFA i jep fitoren Zvicrës në tavolinë dhe mbijetesën në Ligën A!

Foto: Schweizerischer Fussballverband - Association Suisse de Football

27 November, 2020 @0:43

Pasi që përballja ndërmjet Zvicrës dhe Ukrainës në kuadër të Ligës A të Kombeve Grupi 4 ishte shtyer për shkak…

QUALIFICATION MATHs

Si shkohet nga Liga e Kombeve në Kampionatin Botëror “Katari 2022” dhe direkt?

20 November, 2020 @4:10

Për të qartësuar “matematikat” dhe për të sqaruar rrugëtimin e skuadrave evropiane drejt Kampionatit Botëror “Katari 2022” - kanë ardhur…

NATIONS LEAGUE FINALS 20/21

Kur zhvillohet Final Four i Ligës së Kombeve?

20 November, 2020 @3:13

Pas triumfit në grupet e tyre të Ligës A të Kombeve, Belgjika, Franca, Italia dhe Spanja do të “luftojnë” për…

Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve