Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I TRETI TE JUVENTUSI

Dybala infektohet me coronavirus

Dybala infektohet me coronavirus


21 March, 2020 @19:43

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, është konfirmuar që bashkë me të shoqen e tij të jenë infektuar me coronavirus.

“Vetëm desha t’ju informojë se kam marrë rezultatin e testit për covid-19 dhe unë e Oriana kemi dalë pozitiv,” ka shkruar reprezentuesi i Argjentinës në llogarinë e tij personale të Instagramit.

Dybala bëhet lojtari i tretë i prekur nga pandemia që ka kapluar globin, pas Daniele Ruganit dhe Blaise Matuidit.

Argjentinasi me të dashurën e tij janë të izoluar që prej datës 11 mars, prej kur Rugani u konfirmua si rasti i parë pozitiv te bianconerët.


 
Të gjitha lajmet nga