Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENASI - PHOENIX

Dygolësh i Enis Miranajt, Phoenixi në vendin e dytë

Dygolësh i Enis Miranajt, Phoenixi në vendin e dytë


3 April, 2022 @16:02

Një fitore shumë të rëndësishme e ka shënuar në Drenas sot skuadra e Phoenixit.

I pari në epërsi në këtë duel kaloi Drenasi, e më pas ishte Enis Miranaj i Phoenixit ai që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 31’ të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

I njëjti lojtar, Enis Miranaj, ishte ai që ia dhuroi fitoren Phoenixit me golin e tij të dytë personal, të cilin e shënoi në minutën e 89’ të ndeshjes. Kështu, Phoenixi e fitoi këtë takim 1-2.

Fitorja e arritur sot bën që Phoenixi të jetë në vendin e dytë të Grupit A pas 20 xhirove në Ligën e parë, kurse Drenasi është i parafundit në këtë grup për momentin.

Xhiron që vjen, Drenasi i shkon Vëllaznimit, kurse Phoenixi e pret Trepçën ‘89.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë