Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARSENAL - VALENCIA

Dyshja sulmuese siguron fitoren

Foto: UEL/fb

Dyshja sulmuese siguron fitoren


2 May, 2019 @23:01

Arsenali ka mbyllur me fitore 3-1 ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Europa Ligës, derisa përballë kishte Valencian që nisi ndeshjen në avantazh 0-1 kur Mouctar Dikhaby i dha epërsinë (11’).

Ka qenë francezi Alex Lacazette që me dy gola të shpejtë rehatoi publikun në Emirates (18’ dhe 25’), derisa krejt në fund të ndeshjes Pierre Emerick Aubameyang përcaktoi përfundimtaren 3-1 (90’).

Granit Xhaka asistoi në golin e dytë të francezit sonte, derisa Shkodran Mustafi ka qenë për 90 minuta stabil në mbrojtje.

Dueli i kthimit, ku do të vendoset finalisti i Europa Ligës do të zhvillohet pas një jave në Mestalla.


 
Të gjitha lajmet nga