Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BvB

Dzeko, opcion i Dortmundit

REUTERS

Dzeko, opcion i Dortmundit


5 May, 2013 @10:43

Sulmuesi boshnjak i Manchester Cityt, Edin Dzeko, në afatin kalimtar të verës mund të përfundojë te skuadra e Borussia Dortmundit.

Këtë lëvizje e sheh si të mundshme edhe trajneri i ekipit gjerman, Jurgen Klopp.

“Nuk di nëse është bërë ndonjë negociatë deri më tani me Dzekon, por në qoftë se mendojmë të ardhmen e klubit, atëherë me siguri që do të përmendet shumë shpesh emri i tij. Mirëpo duke pasur parasysh rrogën e lartë që e ka te City, për momentin një transferim i tillë duket e pamundshme. Megjithatë ne do t’i mbajmë dyert tona të hapura,” tha Klopp për Sky.

Nga Dortmundi në fund të stinorit është bërë e sigurtë largimi i Mario Gotzes, i cili arriti marrëveshje me Bayern Munchenin, derisa përfundim të njëjtë sikurse Gotze, shumë lehtë mund ta ketë edhe sulmuesi polak, Robert Lewandowski.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League