HAT-TRICK

REUTERS
E 400-ta e Cristianos
9 November, 2013 @18:22
Ylli botëror i futbollit, Cristiano Ronaldo, përveç hat-trickut të shënuar sot, ka regjistruar edhe golin e tij të 400-të në karrierën profesioniste si fubollist.
Cristiano i mahnitshëm ka shënuar golin e parë, të tretë dhe të fundit për Real Madridin në fitoren e lehtë dhe rutinore ndaj Sociedadit.
Kjo ka qenë fitorja e dhjetë për madrilenët sot. Derisa Ronaldo ka festuar edhe golin e 400-të të karrierës si futbollist.
Real Madrid është duke ndjekur Barcelonën dhe Atletico Madridin që janë duke udhëhequr me tre, përkatëisht dy pikë më shumë se ata dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
400shi i Cristiano Ronaldos:
Sporting Lisbonë - 5 gola; Manchester United - 118 gola; Real Madrid - 223 gola dhe Portugali 54; |