PRISHTINA TRIUMFON
E dyta me radhë ndaj Gjilanit
3 April, 2016 @16:01
Prishtina ka nisur këndelljen. Ekipi bardhekaltër ka shënuar fitoren e dytë me radhë ndaj Gjilanit në Superligë, duke e mposhtur sot edhe si mysafir me anë të golit të shënuar nga Lorik Boshnjaku në pjesë të dytë, pasi që goditi topin saktë drejt rrjetës së vendasve.
Prishtina ka qenë më konkrete në pjesë të parë. Ka tentuar Labinot Osmani dhe Kreshnik Lushtaku, por gola nuk kishte në pjesë të parë.
Më pas, Bylbyl Sokoli, ka bërë tre zëvendësime për të përmirësuar lojën e ekipit të Gjilanit, por goli nuk erdhi për ‘skifterat’ derisa Prishtina tashmë është afër të dalë nga zona e rrezikshme e Superligës.
Prishtina në xhiron e radhës pret Llapin, ndërsa Gjilani udhëton drejt Vushtrrisë.