FITORE E TREPÇËS'89
Zëvendësuesi Hajdari sjell 3 pikë
3 April, 2016 @15:49
Trepça’89 i është kthyer fitoreve në Superligë, duke e mposhtur Istogun e fundosur në klasifikim.
Dallimin në këtë ndeshje e ka bërë Fiton Hajdari, që zëvendësoi Adeleke Akinyemin në pjesë të dytë dhe shënoi golin e fitores.
Mitrovicasit dominuan në pjesë të madhe të takimit ku vlen të përmendet dy shtyllat në pjesën e parë, së pari Shpëtim Idrizi e pastaj edhe Akinyemi.
Sidoqoftë, në fund ekipi i Gani Sejdiut ka menaxhuar qetë lojën dhe me rezultat minimal kanë fituar ndeshjen.