HAJVALIA vs DRITA
E dyta me radhë për Dritën e Munishit
26 November, 2016 @14:51
Drita ka shënuar fitoren e dytë me radhë nën drejtimin e Ismet Munishit trajner. Ekipi gjilanas ka filluar të këndellet dhe tashmë pas fitores së xhiros së kaluar ndaj Lirisë, ekipi bardhekaltër ka mposhtur edhe Hajvalinë si mysafir për të regjistruar fitoren e dytë me radhë në Superligë dhe të tretën në total këtë stinor.
Golin e vetëm dhe vendimtar të ndeshjes e ka shënuar përforcimi i fundit i Dritës, braziliani Edenilson, i cili goditi saktë me të majtën një top jashtë 16 metërshit, të cilën e pranoi nga bashkëkombasi i tij sulmues, Gilberto Fortunato.
Me këtë fitore, Drita tashmë arrin kuotën e 13 pikëve, derisa kriza në klubin e Hajvalisë po vazhdon dhe ekipi mbetet në fund të klasifikimit.
Hajvalia edhe këtë ndeshje ka dalë me lojtarë juniorë në fushë dhe në mungesë të përkrahjes ekipi thuajse sigurt po shkon drejt Ligës së Parë.