NË SKENDERAJ
KF Drenica shkarkon trajnerin Afrim Jashari
25 November, 2016 @19:47
Vetëm disa orë pas humbjes së sotme nga kampioni Feronikeli, KF Drenica ka komunikuar përmes rrjetit social Facebook se e ka larguar nga detyra trajnerin e derisotëm, Afrim Jashari.
“Nuk është vetëm Afrim Jashari fajtor për këtë gjendje. Ai në një mënyrë e paguan fatrën e dështimit të të gjithë ekipit sidomos të kryesisë që është e paaftë të çojë klubin përpara,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i ekipit kuqezi nga Skenderaj.
Jashari prej fillimit të stinorit me Drenicën kishte arritur të tubojë deri sot 18 pikë nga 16 ndeshje të zhvilluara.