LUTZ LINDEMANN, TRAJNER I PRISHTINËS
Lindemann: Me disciplinë, fitojmë
25 November, 2016 @15:58
Trajneri i Prishtinës, gjermani Lutz Lindemann, para ndeshjes së nesërme Gjilani-Prishtina ka treguar se ekipi i tij mund të fitojë vetëm nëse angazhohet maksimalisht ndaj rivalit.
“Gjilani luan si vendas. Ka ekip të fortë dhe trajner të mirë. Neve na duhet disciplinë, shumë vrapim, forcë, lojë ekipore dhe kuptohet nuk pritet ndonjë ndryshim i madh taktik. Krejt çfarë duhet të bëjmë është angazhimi maksimal dhe besoj se mund t’ia dalim të fitojë edhe këtë ndeshje,” ka thënë Lindemann për faqen zyrtare të ekipit të Prishtinës, prishtinafc.com sot.
Prishtina është lidere e Superligës me 34 pikë të tubuara prej 15 xhirove të para, ndërsa me një pikë më pak e ndjek ish-lideri Trepça’89. Ndeshja Gjilani-Prishtina zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit të Gjilanit.