Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WOLVES 1-1 TOTTENHAM

E katërta radhazi pa fitore për Spursin e Mourinhos

Romain Saiss duke shënuar golin e barazimit për skuadrën e tij/ Foto: premierleague.com

E katërta radhazi pa fitore për Spursin e Mourinhos


27 December, 2020 @23:21

Romain Saiss me golin e shënuar 4 minuta para fundit të ndeshjes i ka dhënë barazimin e vlefshëm ëolvesit në përballje ndaj ish-liderit të PremierLigës, Tottenham për përfundimtaren 1-1 [Saiss 86 - Ndombele 1].

Me këtë barazim, Tottenham do të hyjë në përballjen e radhës me 4 ndeshje pa fitore, duke regjistruar edhe dy humbje në këto ndeshje dhe tashmë në pozitë të pestë të renditjes me 26 pikë, 6 më pak se lideri Liverpool.

TABELA AKTUALE

Goli i hershëm i Tottenhamit i dha mundësi Jose Mourinhos të aplikojë shpejt lojën e njohur të tij në mbrojtje, por për këtë u dënua në fund dhe “autobusi” e lëshoi në fund, kur Romain Saiss i iku markuesit të tij Ben Davies për të shënuan me kokë dhe për t’i sjellë skuadrës së tij një pikë nga beteja e vështirë.

NOTAT E LOJTARËVE (EUROSPORT):

Wolves: Patricio 5, Marcal 6, Coady 6, Saiss 7, Semedo 7, Neves 7, Moutinho 6, Silva 6, Traore 7, Neto 6, Podence 6. Rez.: Ruddy, Hoever, Ait-Nouri 5, Vitinha, Perry, Cundle, Kilman, Otasowie N/A, Ferreira N/A

Tottenham: Lloris 6, Doherty 6, Dier 6, Sanchez 6, Davies 7, Reguilon 6, Ndombele 8, Hojbjerg 7, Winks 6, Son 6, Kane 5. Rez.: Lamela N/A, Sissoko 5, Bergwijn 5.


 
Të gjitha lajmet nga