EKSKLUZIVE
E konfirmon kapiteni: Munishi qëndron!
12 November, 2017 @11:56
Pas bisedës së Borozanit me trajnerin Ismet Munishi, i cili e shpjegoi situatën e tij në lidhje me drejtimin e Vëllaznimit, për Borozani.com ekskluzivisht foli edhe Albutrint Morina, kapiteni i Vëllaznimit.
“Pas bisedës me trajnerin, gjithçka është në rregull. Trajneri u sqarua me të gjithë futbollistët dhe gjendja tash është në rregull. Trajneri do ta vazhdojë qëndrimin me ne, pra nuk do të largohet.” - u shpreh kapiteni i gjakovarëve.
Pas 14 xhirove, Vëllaznimi ndodhet në vendin e tetë me 21 pikë, ndërsa lajmi që Ismet Munishi nuk do të largohet mund të jetë faktor pozitiv në luftën për ngjitjen në tabelën e klasifikimit.