Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ARBËRIA - FERIZAJI

E nënta radhazi, aromë Superlige në Ferizaj

E nënta radhazi, aromë Superlige në Ferizaj


21 April, 2022 @0:29

Dygolëshi i sulmuesit ferizajas Kenan Orana në pjesë të  parë të ndeshjes bëri që gjithçka të qartësohet brenda pjesës së parë të lojës sa i përket fituesit të ndeshjes.

E në pjesë të dytë u përcaktua rezultati përfundimtar kur skuadrat aktere shënuan edhe nga një herë për fishkëllimën finale, Arbëria 1-3 Ferizaji [n.n. - Kenan Orana 25, 41, Egzon Shabani 70].

TABELA AKTUALE

Kjo ka qenë fitorja e nëntë e Ferizajit në kuadër të pjesës pranverore të stinorit në Grupin B të Ligës së Parë, ndërsa ekipi ka luajtur po aq ndeshje, që tregon dominimin që po i bën ekipi i drjetuar nga Arbnor Morina këtij grupi!

Në anën tjetër Arbëria është në krizë të thellë të rezultateve dhe nga nëntë ndeshje të pranverës ka fituar vetëm të parën, e pas saj me dy barazime e gjashtë humbje vetëm se po bie në renditje!

Në xhiron e radhës, Ferizaji pret Fushë Kosovën në formë, ndërsa Arbëria i shkon Vushtrrisë, ku këta të fundit po luftojnë për Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë