Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI KALON NË POZITËN E TRETË

E teta për Gjilanin

E teta për Gjilanin


29 November, 2015 @15:28

Dimri që vjen do të jetë i ftohtë për Istogun e ngujuar në fund të tabelës. Ekipi nga Bjeshkët e Nemuna nuk ka arritur të nxjerrë së paku një pikë në Gjilan sot në përballje ndaj skuadrës së drejtuar nga Bylbyl Sokoli. 

Gjilani ka shënuar fitore me golin e realizuar nga Gëzim Rusi në fillim të pjesës së dytë, që ka qenë fitorja e tetë e kuqebardhëve këtë stinor. 

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Gjilani erdhi në epërsi përmes golit të Besnik Krasniqit në pjesë të parë, mirëpo pak pa përfunduar 45 minutëshi i parë i ndeshjes, sulmuesi i Istogut, Egzon Gashi, shënoi për barazim të rezultatit. 

Sidoqoftë, pas golit të Rusit, edhepse tentoi, Istogu nuk pati fuqi që të merr së paku një pikë në Gjilan sot, për të regjistruar disfatën e 11-të të stinorit. 


 
Të gjitha lajmet nga