NË KRYEQYTET
E treta me radhë për Prishtinën
6 April, 2016 @15:56
Futbollistët e Prishtinës si duket kanë kthyer vetëbesimin e humbur dhe tani më, me sot, kanë regjistruar edhe fitoren e tretë me radhë në Superligë, duke mbledhur 9 pikë në 3 ndeshjet e fundit.
Dy gola të shpejtë të shënuar në pjesë të parë nga Berat Hyseni (asiston Lushtaku) dhe Gentrit Begolli (devijohet nga mbrojtësi llapjan) (goli i parë për Prishtinën prej se u transferua aty) kanë bërë që ekipi të merr epërsi 2-0, pas 22 minutave lojë.
Më pas Enis Zabërxha i jep shpresë Llapit me golin e tij para fundit të pjesës së parë.
Ndërsa në pjesë të dytë kur pritej reagim më i madh i Llapit, Shend Kelmendi, pas asistimit të Lushtakut, shënon për 3-1 dhe për fitoren e tretë të Prishtinës me radhë në Superligë.
Prishtina udhëton te Ferronikeli xhiron që vjen, ndërsa Llapi pret Vushtrrinë.