EUROPA LEAGUE

Edhe Europa League me ‘final 8’, ndeshjet në Gjermani
17 June, 2020 @16:35
Sikur Champions League, edhe ndeshjet e mbetura të këtij sezoni të Europa League do të luhen në sistemin ‘final 8’, pra pa ndeshje kthyese nga çerekfinalja e deri në fund, ndërsa gjithashtu të gjitha do të luhen në një shtet.
Shteti i zgjedhur për ndeshjet e garës së dytë më prestigjioze evropiane për klube është Gjermania.
Ndeshjet e mbetura të 1/8 së finales në Europa League do të luhen më 5 e 6 gusht (për këto ende nuk është vendosur se a do të luhen në Gjermani apo në stadiumet e skuadrave vendase përkatëse), kurse nga çerekfinalet e deri në fund ndeshjet do të luhen me sistemin ‘final 8’, pra pa ndeshje kthyese, në disa qytete të Gjermanisë mes datave 10 dhe 21 gusht 2020.
Qytetet e zgjedhura për ndeshjet janë Düsseldorfi, Kölni, Gelsenkirchen dhe Duisburgu.