MIQËSORE

Foto: FFK
Edhe një fitore për Dardanet
11 April, 2021 @17:44
Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, me rezultat minimal 1:0, falë golit të Liridonë Sylës. Ajo shënoi me kokë pas një topi të dëbuar në minutën e 85-të. Në pjesën e parë Dardanet nuk ishin as hija e ekipit nga ndeshje e parë, derisa në pjesën e dytë ishin më konsiliduara dhe me një angazhim më të madh dhe disa sulme të pareshtura arritën të shënojnë golin e fitores.
INFO:
Maqedonia e Veriut- Kosova 0:1 (0:0)
Stadiumi: Kompleksi i FFM Shkup
Gjyqtare: Irena Velevaçkovska, Angela Domazetovska, Beti Petkosa e Moarija Kosneska.
Shënues: Liridonë Syla (85) për Kosovën.
K.V.Misini e Kosovën.
Maqedonia e Veriut:Reçi, Veleska(Janovanovcska), Bosheska, Kolarovska, Maksuti(, Markovska, Mustafi, Jankovska(Petrovska), Salihi, Zhvikij e Ristovska.
Kosova:Kolgeci, Syla, Kryeziu, Gashi, V. Berisha, Tahiri(Kastrati), Misini, Lulaj(Ramadadani(Rexhepi), Emerllahu(Musaj), Halilaj e Biçkaj.