NEROAZZURRI

Foto:Google
Inter afër titullit
11 April, 2021 @16:46
Inter Milan është afër titullit të tyre të parë në Serie A, pas 11 viteve pasi arriti një fitore 1-0 ndaj Cagliari.
Cagliari bëri një rezistencë kokëforte në San Siro, me portierin debutues Guglielmo Vicario i cili pati disa pritje të shkëlqyera.
Por një gol në minutën e 77 nga Matteo Darmian, më në fund theu bllokimin dhe vulosi fitoren e 11-të radhazi në ligë.
Interi tani është 11 pikë larg AC Milan në vendin e dytë me vetëm tetë ndeshje të mbetura.
Ndërsa Cagliari mbetet në vendin e 18-të, në zonën e rrezikshme, Inter kërkon vetëm 14 pikë nga tetë ndeshjet e fundit për të fituar Scudetto.