VITIA 1-2 FLAMURTARI

Flamurtari mposht rivalin direkt në derbi
11 April, 2021 @17:28
Flamurtari ka arritur një fitore tejet të rëndësishme sot, duke e mposhtur Vitinë si mysafir 1-2.
Fitorja ka qenë jetike për kuqezinjtë nga Prishtina, pasi që me këtë fitore tashmë kanë lënë pas pikërisht Vitinë për 3 pikë, duke mbetur si ndjekës kryesor të liderit të Ligës së Parë B, Ulpiana.
Vitia ka regjistruar humbjen e gjashtë të stinorit, ndërsa Flamurtari ka regjistruar fitoren e nëntë të stinorit dhe pret gabimin e liderit për të kapur kreun.