SUPER MARIO
Edhe një “Why Always Me” nga Balo
17 June, 2014 @9:58
Sulmuesi kontravers i Italisë, Mario Balotelli, i cili ka shënuar golin vendimtar të Italis në fitore ndaj Anglisë në ndeshjen e parë të Botërorit, ka vazhduar t’i thyej rregullat - ashtu siç bën gjithmonë ai - por kësaj radhe, rregulla të pashkruara dhe jo në komunikacion e në vende publike.
Ai ka marrë qindra paketime të fotografive ngjitëse të “Paninit” për albumin e Kampionatit Botëror - dhe ajo çka ka bërë është se te vendet e caktuara për tu ngjitur fotografitë e futbollistëve italianë - ai e ka ngjitur veten te çdonjëra!
Faqen e fotografuar të albumit me këtë ai e ka postuar në llogarinë e tij zyrtare të rrjetit social - duke thënë fjalën e famshme të tij - Why Always Me?!
E tërë përfaqësuesja italiane te albumi i Balos është - Mario Balotelli!