Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YANKIE

Fitore amerikane

Fitore amerikane


17 June, 2014 @8:45

SHBA-të e udhëhequr nga gjermani, Jurgen Klinsmann, kanë nisur me fitore Botërorin “Brazili 2014”. Ata kanë arritur që të dalin fitues në përballjen interesante me Ganën, duke i mposhtur në fund 2-1. 

Amerikanët kanë treguar tepër ngjajshëmëri me mentalitetin jodorëzues gjerman dhe me seriozitetin në punë që nga minuta e parë - fakte këto të cilat edhe sollën golat e tyre. 

Kapiteni i SHBA-së, Clint Dempsey, ka shënuar golin më të shpejtë të këtij Botërori duke pranuar një pasim nga mesi i fushës dhe pas driblimit të lehtë ka arritur që të shënojë më pas për 1-0 në sekondën e 32-të të ndeshjes. 

Ky gol i shpejtë i turbulloi afrikanët, të cilët në 30 minutat e para do të kishin mundur të pranojnë edhe disa gola, por shpëtuan. E pastaj ata morrën iniciativën duke këruar barazimin. 

E barazimi erdhi vonë, në minutën e 82-të të ndeshjes, kur Asamoah Gyan gjen Andre Ayewin i cili shënon për 1-1. 

E kur pritej që Gana të merrte më shumë nga loja në minutat e fundit të takimit, amerikanët që nuk u dorëzuan nga goli i pranuar - shënuan, pas një korneri kur John Brooks goditi saktë me kokë për fitoren e Yankieve. 

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014