Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DEUTSCH

Makineria gjermane shkelë Portugalinë

fifa

Makineria gjermane shkelë Portugalinë


16 June, 2014 @19:17

Gjermania ka treguar forcën e saj në ndeshjen e parë të Grupit G. Përfaqësuesja gjermane e udhëhequr nga Joachim Low, ka arritur që të shkatërrojë rivalin më të fortë në grupin e saj, Portugalinë me rezultat 3-0. 

Ka qenë Thomas Muller që i ka dhënë epërsinë fillestare Panzerëve, derisa pas golit të shënuar nga Mats Hummels, Muller ka shënuar edhe njëherë për të vulosur fitoren e madhe që në pjesën e parë, 3-0. 

Pak para se të shënojë Muller golin e dytë të tij, ai pati një incident të vogël me Pepen, ku ky i fundit e goditi me kokë, duke e marrë kartonin e kuq direkt - për ta lënë skuadrën e tij me 10 veta në fushë. 

Disfata për Portugalinë do të jetë e butë sot, nëse të lënduarit në ndeshjen e sotme Hugo Almeida dhe Fabio Coentrao nuk do të arrijnë të këndellen për ndeshjen e radhës në grup - të dy të zëvendësuar gjatë lojës për shkak të lëndimeve. 

Në fund Thomas Muller ka kompletuar hat-trickun e tij në pjesë të dytë kur ngriti epërisinë e gjermanëve në 4. 

Portugalia do të kërkojë fitore ndaj SHBA-së në ndeshjen e dytë të grupit, derisa Gjermania do të ndeshet me Ganën. 

Për Gjermaninë sot debutoi edhe shqiptari i parë në këtë përfaqësuese, Shkodran Mustafi, i cili u fut në ndeshje pasi që u lëndua qendërmbrojtësi Mats Hummels në minutën e 72-të.

TABELA AKTUALE



FAKT:

SHKODRAN MUSTAFI është shqiptari i parë që luan për përfaqësuesen A të Gjermanisë dhe ai sot ka debutuar në Kampionat Botëror, Brazili 2014.

 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014