Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMERUN

Kameruni mbetet pa Eto’onë

Getty

Kameruni mbetet pa Eto’onë


16 June, 2014 @14:23

Futbollisti më i popullarizuar i Kamerunit, Samuel Eto’o, nuk do të luaj ndeshjen e dytë me kombëtaren e tij në Botëror, për shkak të lëndimit. 

Sulmuesi që stinorin e fundit luajti për Chelsean e Londrës, nuk ka stërvitur dy ditët e fundit me Kamerunin për ndeshjen vendimtare që kombëtarja afrikane do ta luaj ndaj Kroacisë të enjten në ora 00:00. 

“Mjekët kanë konfirmuar se unë nuk do të jem i gatshëm për ndeshje ndaj Kroacisë për shkak të lëndimit, pasi që kam ende dhimbje,” ka shkruar sulmuesi në Twitter. 

Kameruni dhe Kroacia, kanë humbur ndeshjet e para të tyre në Botëror në Grupin A, ndaj Meksikos dhe Brazilit, përkatësisht, prandaj humbja e dytë e njërës nga këto do të thotë përshëndetje nga Botërori, një xhiro pa përfunduar faza grupore. 

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014