INTERNATIONAL
Edhe Rosicky mbyll karrierën
20 December, 2017 @14:27
Ashtu si për shumë yje të tjerë të futbollit botëror, edhe për Tomas Rosickyn viti 2017 do të jetë viti i përmbylljes së karrierës futbollistike.
Lajmi u konfirmua sot, me mesfushorin çek që pas shumë problemeve me lëndime ka deklaruar që trupi i tij nuk është më i gatshëm që ta përballojë futbollin profesional dhe kjo ka shtyrë që ai të penzionohet në moshën 37-vjeçare.
Rosicky karrierën e filloi dhe e përfundoi te Sparta e Pragës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Dortmundin e Arsenalin. Sa i përket kombëtares, Rosicky për Republikën e Çekisë është paraqitur plot 105 herë, së fundi edhe si kapiten, derisa me përfaqësuesen e tij ka marrë pjesë në 5 gara ndërkombëtare të futbollit (Kampionate Evropiane e Botërore).