NË MAQEDONI
Hasani, më i miri në elitën maqedonase
20 December, 2017 @12:05
Mesfushori i Shkëndijës së Tetovës dhe reprezentuesi i Maqedonisë, Ferhan Hasani, ka marrë çmimin e lojtari më të mirë të pjesës vjeshtore në elitën e futbollit maqedonas.
Sporti maqedonas i ka dhënë çmimin e më të mirit shqiptarit, që ka shënuar 17 gola në pjesën vjeshtore të kampionatit në 16 paraqitje të tij.
Shkëndija është kampione vjeshtore e Maqedonisë me 46 pikë, 8 më shumë se Vardari që është i dyti.
Përveç tij, edhe trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, është përzgjedhur trajneri më i mirë i stinorit vjeshtor.