NË ZVICËR
Kololli në ekipin e stinorit
19 December, 2017 @14:57
Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, sot është zgjedhur në ekipin e stinorit vjeshtor të Superligës zvicerane të futbollit, në gazetën Le Matin.
Kololli që po kalon stinorin e dytë te Lausanne Sport, ka shënuar 7 gola për ekipin e tij në 14 ndeshje dhe është lojtari i vetëm nga ekipi i tij që ka arritur të jetë pjesë e 11-shes së vjeshtës në përmbledhjen e kësaj gazete.