LEGJENDA

Penzionohet Leite Kaka
17 December, 2017 @17:29
Përmes një postimi zyrtar, Leite Kaka ka njoftuar penzionimin e tij nga futbolli. Borozani.com
Braziliani 35-vjeçar këtë vendim e publikoi sot, ndërsa në postimin e tij shkroi që në karrierën e tij ka arritur më tepër se që kishte imagjinuar ndonjëherë dhe tashmë është gati për një rrugëtim tjetër.
Leite Kaka është lojtari i fundit që e fitoi Topin e Artë para se ky çmim të shkonte herë te Messi e herë te Ronaldo për 10 vite me radhë, ndërsa në karrierën e tij Kaka ka fituar tituj nga më të ndryshmit me Milanin e Real Madridin, si dhe Kupën e Botës me shtetin e Brazilit.