CITY - SPURS

Lehtë edhe ndaj Tottenhamit
16 December, 2017 @20:23
Kur do të ndalet Manchester City?
Vazhdon pyetja e njëjtë edhe pas 18 xhirove në Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës pa probleme e kaloi edhe pengesën e quajtur Tottenham dhe takimin e sotëm e mbylli me fitore të thellë 4-1.
Edhe pse David Silva u la jashtë skuadrës, te City kjo mungesë nuk u vërejt, pasi që Sane, Sterling e De Bruyne ishin të pamëshirshëm ndaj kundërshtarit nga Londra lindore.
Kjo fitore bën që City të mbetet edhe më tutje i qetë në krye dhe pa asnjë humbje deri më tash, kurse Tottenhami mbetet në vendin e shtatë me 31 pikë.