LIGUE 1

Neymar e Mbappe ruajnë kreun
16 December, 2017 @18:59
Futbollisti më i shtrenjtë në botë, Neymar, ka shënuar dy herë derisa ka asistuar në dy golat e tjerë të PSG në fitoren kundër Rennes me rezultat 4-1.
Neymar hapi serinë e golave qysh në minutën e katërt kur u asistua nga Mbappe për të kaluar mysafirët në epërsi, e cila u dyfishua me ndërrimin e roleve të këtyre dyve, trembëdhjetë minuta më vonë.
Cavani shënoi në minutën e 75të, ndjekur nga Neymar një minutë më vonë për rezultatin përfundimtar 4-1. Vendasit kishin ngushtuar në 1-2 në minutën e 53, e dhjetë minuta më vonë mbetën me një lojtar më pak.
Forcat u barazuan në minutën e parafundit kur Kimpembe u përjashtua, derisa Khazri dështoi të konvertoj penalltinë në aksionin vijues për vendasit.
PSG mbetet në krye me 47 pikë, nëntë më shumë se Monaco, që mposhti mbrëmë St. Etienne. Rennes është i gjashti me 25 pikë.