VALONI VS MËRGIMI

Përballja e Berishëve pa gola
16 December, 2017 @18:57
Valon Berisha dhe Mërgim Berisha janë përballur sot në ndeshjen e xhiros së 20 të Bundesligës austriake në futboll.
Ndeshja ndërmjet Salzburgut të Valonit dhe LASK-ut ku është i huazuar Mërgimi pikërisht nga Salzburgu përfundoi pa gola, 0-0.
Pas kësaj xhiroje, Salzburgu mbetet në pozitën e dytë me 43 pikë, një më pak se Sturm që ka edhe një lojë më pak. Në anën tjetër, LASK-u i Linzit mbetet i pesti me 27 pikë, dy larg pozitës që shpie në Europa League.