TORINO-NAPOLI

Foto: SSNapoli/Twitter
Hamsik barazon Maradonën, Napoli lider
16 December, 2017 @19:54
Përveç golit të nderit të shënuar në pjesë të dytë nga sulmuesi Andrea Belotti, Torino nuk ka mundur të bëj asgjë ndaj Napolit të Elseid Hysajt, që ishte për 90 minuta në fushë sot.
Tre gola të shënuara në pjesë të parë nga napolitanët, përfunduan ndeshjen që në pjesë të parë, duke rikthyer ekipin e Maurizio Sarrit në krye të elitës italiane të futbollit.
Ndërkaq, sllovaku Marek Hamsik ka shënuar golin e 115 të tij me fanellën e Napolit, duke barazuar kështu legjendën e klubit, Diego Maradona, me të cilin Napoli ka fituar titullin e fundit të kampionit në Itali, në vitin 1990.