REAL MADRID - GREMIO

Foto: fifa/facebook
Botërori i klubeve, vendoset nga Cristiano Ronaldo
16 December, 2017 @20:18
Real Madrid për herë të tretë fiton titullin e kampionit të botës për klube. Madrilenët sonte kanë shënuar fitore përmes golit të 5 herë Topit të Artë, Cristiano Ronaldo, që vendosi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes me golin e shënuar në minutën e 51-të të ndeshjes, nga gjuajtja e lirë.
Luka Modric u shpall lojtari më i mirë i botërorit të klubeve për këtë vit, duke fituar Golden Ball, derisa Cristiano Ronaldo morri Silver Ballin para Jonathan Urretaviscayas që kapi Bronze Ballin.
Në fund, Real Madrid 1-0 Gremio.