WBA - UNITED

Lukaku e Lingard për fitoren e radhës
17 December, 2017 @17:09
Pas fitores ndaj Bournemouthit në mesjavë, United nuk ka gabuar as në ndeshjen e sotme ndaj WBA-së. Borozani.com
Romelu Lukaku dhe Jesse Lingard shënuan në pjesën e parë për mysafirët, derisa Gareth Barry i vendasve e ngushtoi epërsinë dhe i dha shpresë skuadrës së tij, mirëpo United nuk lejoi befasi dhe takimi u mbyll me shifrat 1-2.
Kjo fitore bën që United të mbetet edhe më tutje 11 pikë larg Cityt lider, kurse WBA vazhdon të jetë pa fitore që nga muaji gusht.